Egnatia përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në Evropë, ku do të përballet me skuadrën rumune të Universitatea Craiova. Për këtë takim të Conference League dhe pritshmëritë para ndeshjes, gazetari Emanuel Loci, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në një lidhje nga Rumania.
Si është atmosfera në Rumani, pati disa ngacmime në distancë mes tifozëve etj. Si është vigjilja e këtij takimi?
Pati një keqkuptim nga rumunët për shkak të një postimi gazmor të Egnatias. Duhet thënë që sot, kam lexuar për një interes jo shumë të lartë për këtë ndeshje. Do përmend edhe shifrat, që janë të konsiderueshme për futbollin shqiptar, sot pritet të ketë rreth 15 mijë tifozë.
Ke ndjekur nga pranë në çdo hap këtë transfertë të Egnatia-s, si është fryma brenda ekipit, çfarë ndjesie ka trajneri Dede, lojtarët, çfarë presin nga ky takim?
Kjo është një nga ato gjërat që më ka bërë përshtypje, harmonia në skuadër. Duket një klub i mirëorganizuar. Lojtarët nuk e ndjenjë presionin. Vetë lojtarët janë të fokusuar. Te Dede më bën përshtypje mentaliteti i fituesit.
Ka disa mungesa të rëndësishme Egnatia në këtë sfidë, si Gruda dhe Sota. A ka vendosur trajneri Dede në lidhje me formacionin zyrtar…
Mund të ketë ndryshime. Te Egnatia dihej mungesa e Sotës që te ndeshja me Teutën. Dede duket se do ndërhyjë të këto pozicione.
Ju personalisht, çfarë ndeshje prisni përballë Craiova-s?
Doja të përmendja pjesën e buxhetit. Drejtori i klubit rumun më tha se kanë buxhet 20 milionë euro, këto bëjnë diferencën. Gjithsesi, Egnatia ka treguar se mund të luajë si e barabartë. Egnatia ka befasuar me ato barazime.
