Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në Presidencë ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, Jonathan Peled Kaynar, i cili paraqiti Letrat Kredenciale dhe nisi zyrtarisht misionin e tij diplomatik.

Gjatë ceremonisë, Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit suksese në detyrën e re, ndërsa në vijim të takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Izraelit. Këtë vit, dy vendet shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike dhe turizmit, si dhe në rritjen e shkëmbimeve mes qytetarëve të të dy vendeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë bashkëbisedimit u nënvizua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: