Policia duket se e ka marrë shumë seriozisht protestën e sotme kombëtare, ndërsa ka forcuar praninë e saj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Siç shihet nga pamjet live, në bulevard ka prani të madhe të furgonave të policisë, bashke me dy autobotë të rinj me ujë, ndërsa tentojnë që herë pas here të shpërndajnë turmën.

Në pamjet në fjalë, shihet se protestuesit kanë hedhur molotov, ndërsa policia qëndron gati për t’u kundërpërgjigjur.

Në protestë janë shënuar tensione, pasi protestuesit kanë goditur me gurë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia është përgjigjur me gaz dhe me ujë me presion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: