Alberto Akuilani është trajneri i radhës që shkarkohet në Seria A. Klubi italian është tronditur pas 5 humbjeve radhazi me 19 gola të pësuar në total. Numri i largimeve në stolin e klubeve të Seria A ndërkohë shkon në gjashtë, ndërsa janë luajtur vetëm 11 javë.

Vendimi te Sasuolo erdhi pas humbjes së radhës ndaj Romës. Aktualisht Sasuolo mban vendin e 17-të në renditje.

Për Akuilanin ishte eksperienca e parë në Seria A dhe shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Humbja 3-0 ndaj Romës në “Olimpico” vulosi fatin e 42 vjeçarit.

Sasuolo u kthye në tabelë qitje gjatë pesë javëve të fundit. Janë plot 19 gola të pësuar që kanë tronditur klubin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb