Kombëtarja e Spanjës mund të përballet me mungesa të rëndësishme në ndeshjen e ardhshme. Lamine Yamal ka shqetësuar stafin e përfaqësueses iberike, pasi ka ndier dhimbje në gju pas takimit të fundit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Talenti katalanas nuk i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të ekipit kombëtar, për shkak të shqetësimeve fizike që ka shfaqur pas përballjes në “Metropolitano”. Për këtë arsye, ai nuk do jetë prezent në sfidën kundër Republikës Çeke, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, një tjetër mungesë e mundshme për Spanjën është Mikel Oyarzabal, pasi sulmuesi i Real Sociedadit po vuan nga një gjendje gripale.
