“Tryeza për reformën zgjedhore duhet të ishte më e gjerë”, kështu u shpreh analisti Aulon kalaja, në një intervistë në “News24’, ndërsa komentoi zhvillimet politike dhe rëndësinë e reformës zgjedhore.
Kalaja theksoi se është e rëndësishme që protestuesit të jenë pjesë e tryezës.
“Tani ka një plan tjetër të opozitës, por unë gjykoj që nëse kjo reformë zgjedhore do të dështojë, ka dështuar Shqipëria në vetvete dhe ne nuk do jemi të gatshëm të heqim autokracinë. Kemi dy bashkëkryetar, dhe ajo që do të doja në këto momente është që të kishim një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar, si arbitër. Është determinante futja e një faktori të ri që është protesta, që ka dalë në propozime konkrete. Opozita është e gatshme t’i japë protestës tezat konkrete…Opozita po përgatitet që të realizojë një tryezë të gjerë dhe kjo do jetë domosdoshmëri, por ajo që kanë interes janë tezat që do hidhen në tryezë. Opozita të dalë me një paketë të përbashkët.
“Unë e ftoj PD të dalë me një strategji tjetër, sepse nuk mund të vazhdohet në atë mënyrë, një palë që del dhe i thotë ikni…Sheshi është i të gjithëve. Por nëse aty ka elementë që nuk lejojnë bashkimin duhet të investigohet. Ai që nuk pranon bashkimin në raport me këtë situatë, nuk duhet të vazhdojë kështu. Unë refuzoj ndarjet në protestë, sepse të gjithë jemi kundër Ramës. Pra ta injorosh PD që është aset për Shqipërinë, e ka qeveris Shqipërinë, mirë apo keq, kjo është diskutim tjetër, por nuk mendoj që duhet të kryqëzohet në këtë fortë”, tha ai.
