Brajan Gruda ia ka dalë që të shënojë gol me fanellën e Gjermanisë. Në debutimin e tij me Panzerat, sulmuesi me origjinë shqiptare ndëshkoi Serbinë, në fillimin e pjesës së dytë.

Pas një kontrolli topi fantastik, Gruda mposhti portierin me një të majtë të bukur.

Kujtojmë se ndeshja e vlefshme për Nations League u luajt në stadiumin e Beogradit, “Rajko Mitic”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb