Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i PS-së është paraqitur në ambientet e takimit duke mbajtur një dosje në dorë.
Mbledhja e Asamblesë zhvillohet pas një periudhe me zhvillime të shumta politike dhe debate brenda Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë organizimi i partisë, zhvillimet e fundit dhe mesazhet politike që do të përcillen nga drejtuesit socialistë.
Vëmendja është përqendruar edhe te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në Asamble dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si pengesë për partinë.
