Bota akademike dhe kultura shqiptare janë në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare prof. dr. Ramazan H. Bogdani, një prej emrave të shquar të etnografisë dhe studimeve mbi vallet popullore shqiptare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Komisioni i Arteve dhe Komisioni i Antropologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Bogdani ia kushtoi jetën studimit, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për botën akademike dhe kulturën kombëtare. Ai lë pas një trashëgimi të çmuar shkencore e kulturore, që do të mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe identitetit shqiptar.
