Në shkurt të vitit 1990, lidhja e shkrimtarëve e artistëve organizoi analizën e festivalit të 28 të këngës në RTSH, e fundit ku lidhja diskutonte për muzikën. Kreu i saj, Dritëro Agolli u shpreh se nuk do mbetemi dinosauri i fundit, jeta kërkon ndryshime dhe ato do bëhen, mjaft me këngë për lumturinë, kush ta pranon sot këtë? Ç’vend qenkemi ne rrezatojmë vetëm lumturi? Në fakt, si kishte mbërritur, partia, shteti, lidhja e politika të ndetyronin njerëzit të mbeteshin të lumtur. Një hulumtim i studiueses Mikaela Minga, tregon.

MINGA: “Duhet dinamizuar jeta tha ai, kësaj t’i përgjigjet edhe realizimi i festivalit të këngës në RTSH-së e me të, të merret vetëm radio, të tjerët mos t’i futin hundët. Ishte krejt e qartë se të tjerët ishin aparati partiak e strukturat e tij, pa miratimin e të cilëve, nuk zhvillohej asnjë veprimtari në vend. Kështu denoncohej ekskluziviteti I politikes, lidhur me artin”

Në një kumtesë me temë “Vitet ’90: “Era’ e ndryshimit dhe kënga e lehtë shqiptare” etnomuzikologia Minga foli edhe për festivalin e ‘90-ës.

“Festivali i 29-të, kësaj here shpalos formulë ndryshe. Kënga ‘90, ngjarjet përkojnë me çfarë po ndodhte jashtë mureve të radio Tiranës, por festivali përgatitej shumë më herët. Risia më e madhe ishin debutuesit e rinj dhe të ardhur me grupe”, tha Minga.

Nisja e përdorimit të fjalës demokraci, elementet e lirisë, përdorimi i elementëve ose të rinj e të pacensuruar, ose si vijimësi e shkarkim krijues, i asaj që ishte mbajtur fshehur, qenë mes temave të trajtuar për erën e ndryshimit të këngës së lehtë shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb