Është mbajtur këtë të martë, Komisioni Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

Bashkëkryetari i i PD për reformën, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij ka renditur një sërë problematikash që sipas tij duhet të marrin vëmendje dhe të zgjidhen. Bylykbashi ngriti shqetësimin për presion, kontrolle, duke thënë se inspektoriatet përdoren si kamzhik mbi biznese dhe njerëz të thjeshtë

Ai gjithashtu kërkoi lista të hapura dhe të rikthehen koalicionet , duke shtuar se ndarja e shtetit nga partia është parimi kryesor.

“kemi një administratë me patronazhistë. Ndarja e shtetit nga partia nuk është parim vetëm për zgjedhje por për cdo ditë. Shteti i shërben të mirës publike. Ajo që votohet nuk është një program kontrolli të zgjedhësit. Nëse ne i lëmë që pas zgjedhjeve të ketë ndonjë gjobë si në zgjedhjet që shkoi që është një turp, ndalimet duhet të jenë të menjëhershme. Përpara zgjedhjeve duhet jo vetëm të kërkohet ndalimi por edhe të ekzekutohet. Duhet organ me kompentencë për të ndaluar dhe për të sanksionuar. Administrata publike mbrojtja nga presioni. Por sot flasin për indeksime që do të ndodhin në prill, këto duhet të jenë të ndaluara. Pra paketa do të përfshijë edhe ndalimin e shmangies…Patronazhimi politik dhe kushtëzimi i shërbimeve publike nga patronazhimi , si shembull “prania besnike dhe regjistri i pranisë besnike”, një rast tipik i patronazhimit. -Kontrolli dhe pushteti shtrëngues, ndalimi i kontrolleve inspektimeve dhe masave administrative selektive për presion elektoral. A ka njeri që ka dyshime se si përdoren sot inspektoratet si kamxhik mbi biznese e këdo tjetër apo qytetar të thjeshtë, me gjoba që i vendosen apo në mënyrë selektive hiqen. Është kjo duhet ndaluar patjetër me kornizë të posaçme. -Të dhënat e qytetarëve, ndalimi i përdorimit të bazave shtetërore të të dhënave dhe targetit të kontrollit të zgjedhësve. Krijohet frika dhe për këtë përdoren të dhëna personale që ka shteti…Një kryeministër nuk del për të thënë që unë do e bëj tani, pra jo të përdoret funksioni publike dhe propaganda institucionale dhe media”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb