Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits, një vlerësim që i është dhënë për kontributin në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve fetare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe momentin e nderimit në kryeqytetin belg.

Çmimi CER Lord Jakobovits vlerëson kontributet në forcimin e dialogut ndërfetar, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme fetare.

Rama e ka konsideruar këtë vlerësim jo vetëm si një nderim personal, por edhe si një vlerësim për Shqipërinë, duke theksuar se ai i jep më shumë peshë profilit të vendit në arenën europiane.

“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan kryeministri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb