Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj opozitës dhe kryesisht Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se ata nuk duan të kuptojnë zhvillimin ekonomik që ka arritur Shqipëria, ndërkohë që thumboi edhe kreun e PD Sali Berisha dhe deputeten Jorida Tabaku, të cilën e quajti “Zonja Vjedhje, duke pasur parasysh fjalimin e saj në nisje të seancës, ku Tabaku foli për vjedhjet e qeverisë dhe aferat.
“Nuk mund t’u themi njerëzve prisni deri nesër për të ndjerë lehtësirat nga zhvillimi ekonomik.
Këtu nuk flasim për garë statistikash, e kemi fituar çdo garë me këta të lodhurit këtu.
Ndryshe nga ç’falasin e pëllasin ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose nuk kuptojnë dhe kurrë mos kuptofshin, Kjo Shqipëri është një Shqipëri tjetër dhe ekonomia është më e fortë se kurrë, ndaj kemi besim se nesër ekonomia do të jetë nesër më e fortë, sepse nuk do të bazohet në një ekonomi të shkatërruar si ajo që trashëguam ne.
Shitësat e qilimave fluturues mendojnë se qytetarët shkojnë pas iluzioneve.
Ajo zonja vjedhje dhe ai që merr fjalën mes seancash dhe sheh në internet se çfarë pantallonash do të blejë, nuk e mbyllin dot hendekun siç e mbyllim ne”, tha ai.
