Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka ngritur disa pyetje në Kuvend gjatë diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te financimi i shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.

Bozdo iu drejtua ministres së Shëndetësisë, duke e pyetur nëse e konsideron ende të arsyeshëm premtimin elektoral të Partisë Socialiste, të bërë 13 vite më parë, për financimin e këtij sektori me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai kërkoi shpjegime se përse shëndetësia vijon të financohet në nivele që i cilësoi të ulëta.

Pyetje pati edhe për ministren e Arsimit, lidhur me premtimin për financimin e arsimit me 5% të PBB-së, ndërsa kërkoi të dinte se çfarë është bërë për të rritur fondet për këtë sektor.

Sa i përket bujqësisë, Bozdo deklaroi se ky sektor mbetet ndër më pak të financuarit dhe se prodhimi ka pësuar rënie të ndjeshme për të pestin vit radhazi. Ai pyeti ministrin e Bujqësisë nëse parashikohen instrumente shtesë për subvencionimin e fermerëve dhe nëse është planifikuar një fond për t’i mbështetur ata gjatë dimrit.

“Një pyetje që ka lidhje me sektorin e shëndetësisë, doja të dija nga zonja ministre nëse e konsdieron të arsyeshëm premtimin elektoral të PS para 13 vites për financimin e sektorit të shendetësisë me 5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse e konsideorn të arsyeshëm a mund të japë shpjegime se përse shëndetësia është ende në nivele shumë të ulëta. Edhe për ministren e Arsimit një pyetje, kemi një premtim të pambajtur prej 13 vitesh, elektoral për financimin e arsimit me 5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Jemi ende në nivele shumë të ulëta. Çfarë ka bërë ministrja Arsimit për të marrë më shumë fonde? Për Ministrin e Bujqësisë, Bujqësia është ndër sektorët më të pafinancuar, për të 5 vit radhazi është nër rënie drastike të prodhimit si sektor. A ka zoti ministër ndonjë instrument shtesë për tëfinancuar subvencionimin e fermerëve? Kemi dimrin përballë, a ka parashikuar një fond për t’jua ardhur në ndihmë fermerëve? A mund të tregohet një rast i vetëm kur për këtë paketë fiskale është marrë një vërejtje?”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb