Gjatë një diskutimi në studion e News24, gazetari Sebastian Zonja ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike gjatë 13 viteve të fundit, duke vënë në dukje mungesat e theksuara në shëndetësi, arsim, siguri dhe infrastrukturë.

Zonja solli si shembull spitalet në Lushnjë dhe Fier, duke theksuar se godinat shëndetësore janë ndërtuar përmes donacioneve nga Turqia, Katari apo Shtetet e Bashkuara, ndërsa vetë spitalet vuajnë mungesën e ilaçeve.

Gjithashtu, ai përmendi vonesat shumëvjeçare në ndërtimin e hekurudhave — që prej 10 vitesh raportohen në kuotat 45–55% — si dhe problemet me portet dhe rrugët e papërfunduara ose me kosto të abuzuara. Sipas tij, këto fonde nuk gjenden as te policia, as te arsimi e shëndetësia, por “te dyshemetë ku fshihen qindra miliona euro”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb