Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e së shtunës Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Në fokus të mbledhjes do të jenë përgatitjet e strukturave socialiste për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i fushatës elektorale.

Kujtojmë se javën e kaluar Rama mblodhi Asamblenë, ku fokusi ishte te zgjedhjet, ndërsa nuk munguan as kritikat për socialistët “rebelët”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: