Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi edhe përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Bardhi u shpreh se Spiropali doli kundër Ramës, se e hoqi si ministre.

Sipas tij, Spiropali nuk doli kundër kryeministrit, për shkak të protestës.

Gazment Bardhi: Zonja Spiropali është në konflikt me PS-në, që nga momenti që e shkarkuan si ministre. Kjo ka ndodhur nja gjashtë muaj përpara se të niste protesta.

Protesta ka arritur gjëra shumë pozitive, nuk kemi pse shtojmë gjëra, që nuk janë produkt i protestës. Sikundër Marjana Koçeku ka pasur një konflikt.

Ka pasur edhe një luftë të Spiropalit me Belinda Ballukun, që është që në mars kjo histori. Ka pasur qëndrime të saj, në raport me pushtetin, që kur e hoqën si ministre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb