Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi Rama po i jep zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në një kohë kur ndaj saj ka zhvillime në procesin hetimor.

Hitaj u shpreh se brenda PS-së diskutimi kryesor lidhet me arsyet se përse Rama po merr përsipër një kosto kaq të madhe politike për të mbrojtur Ballukun.

Sipas analistit, moslejimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, siç e cilësoi ai, përbën një vendim të gabuar.

Ai theksoi se qëndrimi i kryeministrit tregon se grupi politik i Ballukut ka aktualisht ndikim të konsiderueshëm brenda Partisë Socialiste.

Më tej, analisti solli në vëmendje edhe largimet e disa drejtorëve dhe drejtuesve të lidhur me Partinë Socialiste, duke theksuar se, sipas tij, nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj njerëzve të afërt me Ballukun.

“Gjithë diskutimi në PS është se si ka mundësi Rama po sakrifikon kaq shumë duke mbajtur Belinda Ballukun. Sepse me vendimin, si pjesa e hetimit apo kërkesa  për heqjen e imunitetin dhe më pas arrestimit, për mua ishte e gabuar që nuk u lejua. Mbrojtja që i ka bërë Rama tregon që klani i zonjës Balluku është klani më i fortë në momentin që flasim në PS. Janë larguar shumë drejtor nga PS dhe asnjë nga ata të zonjës Balluku. Dhe largimi që i bëri zonjës Spiropali këtë tregon. Revolta e socialistëve është akoma më e madhe se ajo që shohin ne . Goditja e madhe që mund ti vijë zotit Rama nga Veliaj dhe Spiropali patjetër që do jetë para zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje që do votohet ai që do jetë administratori i kryeqytetit. Këto zgjedhje janë referendum, kundër zotit Rama fillimisht ose pro…Por sfida që do ketë një kandidat i PS është kjo, sa i pavarur do jetë nga urdhrat e zotit Rama”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb