Jose Mourinho ka komentuar ngarkesën e madhe të ndeshjeve në futbollin modern, duke dalë kundër idesë së bojkotit nga ana e lojtarëve për shkak të kalendarit të ngjeshur.
Në prag të ndeshjes së Real Madridit në Champions League kundër PSV Eindhoven, të martën, trajneri portugez i Los Blancos u shpreh se futbollistët duhet të jenë të gatshëm të punojnë shumë dhe të marrin përsipër rreziqe.
“Nëse duam para, duhet të punojmë shumë dhe të marrim rreziqe. Kjo është jeta. “Dhe nëse ka ndonjë lojtar që dëshiron të bëjë grevë sepse luajmë shumë ndeshje, atëherë do të duhet ta pyesim nëse dëshiron të fitojë 50 % më pak”.
