Një helikopter ushtarak i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar pasditen e së martës në Eskisehir të Turqisë, gjatë një fluturimi stërvitor.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare, e cila bëri të ditur se bëhet fjalë për një helikopter të tipit AS-532.

Sipas njoftimit zyrtar, helikopteri ishte nisur nga Eskisehiri për një mision stërvitor, por pësoi një aksident gjatë fluturimit.

“Helikopteri ynë i Forcave Ajrore AS-532, i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime stërvitjeje, pësoi një aksident. Mbetjet e helikopterit tonë janë gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në vendngjarje janë angazhuar disa ekipe shpëtimi, të cilat po vijojnë operacionet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar fatin e personave që ndodheshin në bord.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: