Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur reagimin e tyre nga godina e qeverisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit.

Prej 178 ditësh, protestuesit vijojnë qëndresën e tyre, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

Ata shprehen të vendosur për të mos u tërhequr, ndërsa gjatë marshimit kanë bërë thirrje për një mobilizim sa më të gjerë qytetar dhe pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.

Qytetarët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe marshimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa 28 nëntori shihet si një moment me rëndësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: