Mbrëmje me emocione të ndryshme për skuadrat angleze në Champions League. Liverpuli siguroi një fitore të rëndësishme 3-0 në transfertën ndaj Club Brugge, ndërsa Manchester United u ndal në barazimin 2-2 nga Sportingu i Lisbonës.
Në Belgjikë, protagonist absolut ishte Alexander Isak, i cili realizoi dy gola, duke e çuar në 10 numrin e realizimeve këtë sezon. Sulmuesi suedez zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Florian Wirtz dyfishoi shifrat në fraksionin e dytë. Në fund, Isak ishte sërish ai që do të vuloste suksesin me golin e dytë personal. Me këtë fitore, të katërtën në pesë ndeshje, Liverpuli ngjitet në vendin e pestë të renditjes.
Ndërkohë, Manchester United shpërdoroi avantazhin e dyfishtë ndaj Sportingut dhe u detyrua të kënaqej me një barazim 2-2. Bruno Fernandes realizoi dy herë brenda pesë minutave në fillimin e pjesës së dytë, por vendasit reaguan dhe përfituan nga një gabim i portierit Lammens, me Luis Suarezin që vendosi baraspeshën. United pati edhe dy gola të anuluar, ndërsa Youri Tielemans u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.
Me këtë barazim United ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 19, ndërsa Sporting është vetëm një hap larg kualifikimit direkt në fazën tjetër, me ekipin e Fonsecës që mban aktualisht vendin e 9 me 10 pikë, po aq sa ka edhe Manchester Siti i vendit të 8.
