Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës. Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga tensioni i lartë i gjakut.

Dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Policia po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb