Lojtari i Milanit Diego Moreira sfidoi ultrasit e ekipit grek pas golit të 4-2, duke shkaktuar polemika dhe reagime. Trajneri portugez e ka mbrojtur, por pa gjetur alibi.

Shkak u bë festa e tij pas golit. Moreira realizoi poshtë sektorit të ultrasve të ekipit grek. Qëndroi pak i palëvizshëm dhe më pas i sfidoi: gjesti i trokitjes, dora te veshi dhe një shkelm për të shkatërruar një derë të mbyllur.

Një gjest, që lojtarëve të Olympiacos-it nuk u pëlqeu. Saliakas dhe Joao Silva shkuan të përballen me të fytyrë më fytyrë. Silva i bëri me gisht, si për të thënë “nuk bëhet kështu, jo në shtëpinë tonë”. Pastaj u shtynë me njëri-tjetrin. Edhe me Saliakas pati tension.

Pas ndeshjes, trajneri Ruben Amorim ka kërkuar ndjesë për veprimin e lojtarit të tij, edhe pse e ka mbrojtur. Në konferencë shtypi, pyetja ishte: Si do të ndiheshit, nëse një lojtar i Olympiacos-it do të festonte si Moreira? Amorim u përgjigj: “Nuk do të ndodhë më. Moreira është një djalosh, duhet të rritet. Nuk do të na pëlqente po ta bënin me tifozët tanë. Është përgjegjësia ime, por nuk e bëri në mënyrë të keqe. Kërkoj ndjesë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: