Tirana është sot mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit do të diskutojnë mbi ecurinë e reformave dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Në fokus të diskutimeve janë zbatimi i Planit të Rritjes, përshpejtimi i reformave dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

I pari që ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është pritur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e mikpritësit të samitit.

Dy liderët kanë shkëmbyer një përshëndetje të përzemërt dhe shtrënguar duart, përpara se të vijonin brenda në një bisedë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb