Në Ditën e Pavarësisë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përcjell urimin e tij për të gjithë shqiptarët duke sjellë në vëmendje simbolin që na bashkon dhe na kujton rrënjët, historinë dhe dashurinë për vendin.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, shkruan Kryetari Peleshi, duke e lidhur simbolin tonë kombëtar me historinë e brezave që luftuan për liri, sakrificat e tyre dhe krenarinë që trashëgojmë brez pas brezi.

Në mesazhin e tij, Kryetari i Kuvendit vë theksin te ajo që na bashkon si shqiptarë, kujtesa, identiteti dhe ndjenja e përkatësisë. Një ftesë për të mos harruar nga vijmë dhe për të ecur përpara me dinjitet duke mbajtur gjithmonë gjallë dashurinë dhe krenarinë për Shqipërinë.

Mesazhi i Kryetarit Peleshi shoqërohet me realizimin e një vepre arti në xham nga mjeshtri Vasil Dhiamandi, ku shqiponja dykrenare merr jetë përmes talentit dhe mjeshtërisë së tij duke sjellë në një formë artistike simbolin që mishëron historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj. Një simbol i rrënjëve tona, që mbart histori, sakrificë dhe krenari. Në të jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri dhe jeton kujtesa e asaj që na bashkon, na bën të ndihemi një dhe të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë.
Me zemrën plot, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, që përmes talentit dhe duarve të tij i jep jetë”, shkruan Peleshi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb