Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi”, London School of Economics (LSE) dhe Universitetit të Londrës synon t’u ofrojë të rinjve shqiptarë mundësi të reja akademike dhe profesionale, duke i përgatitur për tregun ndërkombëtar të punës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Dr. James Abdey, zëvendësdrejtor akademik i Programeve Globale dhe profesor i asociuar në Departamentin e Statistikës pranë LSE-së, foli për rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe mundësitë që u krijohen studentëve për zhvillimin e karrierës.

Abdey theksoi se programet synojnë jo vetëm përgatitjen akademike, por edhe zhvillimin e aftësive profesionale, vendimmarrjen dhe krijimin e lidhjeve me komunitetin ndërkombëtar.

Një rëndësi të veçantë Abdey i kushtoi përgatitjes së të rinjve për karrierën, duke theksuar se rezultatet akademike janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë të vetme për suksesin profesional.

Sipas tij, studentët duhet të përfshihen në trajnime, leksione publike dhe aktivitete që i ndihmojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të njihen me kërkesat e tregut të punës. Ai nënvizoi gjithashtu se shumë prej leksioneve të LSE-së mund të ndiqen edhe online.

Gjatë intervistës, Abdey foli edhe për mundësinë që studentët e “Luarasit” të marrin pjesë në shkollën verore të LSE-së në Londër, ku krijojnë kontakte ndërkombëtare dhe përfitojnë përvojë akademike e profesionale.

Ai bëri të ditur se këtë vit shkolla verore mirëpriti rreth 9 mijë studentë në kampusin e saj, ndërsa përmes bashkëpunimit parashikohen edhe mundësi bursash për studentët e “Luarasit”, për të kaluar tri javë në Londër.

Duke u ndalur te potenciali i të rinjve shqiptarë, profesori vlerësoi mundësitë që ofron Shqipëria për zhvillimin e programeve ndërkombëtare, duke theksuar se cilësia dhe monitorimi i tyre janë thelbësore.

“Kemi një bashkëpunim mes LSE dhe universitetin e Londrës u japim mundësi për punësim, vendimmarrje dhe studentet në të gjithë programet tona zhvillojnë këto mundësi.

Duhet të angazhohen me komunitetin akademik, kemi 10 mijë student në vende të ndryshme të botës që ndjekim programe të LSE, me shkollën verore , takojnë studentë të ndryshme të botës dhe zgjerojnë njohuritë e tyre.

Shkolla verore e LSE është e famshme, këtë vit kemi mirëpritur 9 mijë studentë në kampusin tonë. Ka kultura të ndryshme ofrojmë bursa në Luarasi për të shpenzuar 3 javë me ne. Është mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar dhunti të ndryshme profesionale dhe unë e mbështes shumë programin veror.

Sistemi, notat janë shumë të rëndësishme, por për t’u përballur me çështjet e karrierës kanë të bëjnë shumë trajnimet, të ndiqen leksione publike, edhe pse mund të mos jenë në Londër mund t’i ndjekin online. Shqipëria ka potencialin për të pasur sukses, programet tona kërkojnë shumë kohë, janë 3 vjet për të patur grupin e parë të studentëve. Ne i monitorojmë sepse të gjithë programet nuk janë krijuar njësoj dhe vlera e programeve ka shumë rëndësi dhe unë mezi pres përgatitjen e tyre në LSE dhe Luarasi për t’u forcuar më tej dhe mezi pres të shoh kapitalin njerëz të shqiptarëve që të vazhdojë të përmirësohet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb