Një i ri, i cili ka lindur dhe është rritur jashtë Shqipërisë, ka zgjedhur të vijë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej.
Në një prononcim për News24 ai tha se ka mbërritur në Shqipëri posaçërisht për të protestuar, pasi, sipas tij, situata në vend nuk është në rregull dhe politika nuk e përfaqëson qytetarin.
I riu u shpreh se nuk ndihet i përfaqësuar nga shteti shqiptar dhe i krahasoi shqiptarët me zogj të kombit të ndarë. Ai tregoi se kishte mbërritur në Shqipëri tri ditë më parë, pasi kishte marrë informacione se mund të mbyllej kufiri. Sipas tij, kjo ishte një tjetër arsye që e shtyu të udhëtonte drejt vendit për të qenë pjesë e protestës.
“Kam lindur dhe jam rritur jashtë vendit, por kam ardhur të protestoj. Asgjë nuk shkon në rregull, të gjithë politikanët janë të shitur. Nuk ndjej se kam një shtet që më përfaqëson. Jemi si zogjtë e kombit të ndarë.
Kam ardhur tri ditë më parë, sepse kisha informacione që do të mbyllej kufiri. Masat ndaj protestuesve, britmat para të një bishe të plagosur. Kam ardhur 3 ditë më parë sepse kisha informacione që do të mbyllej kufiri”, u shpreh ai.
Ai iu bashkua qytetarëve dhe shqiptarëve të diasporës që janë mbledhur në Sheshin Skënderbej për protestën kombëtare të 28 Nëntorit.
