Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të protestës kombëtare të thirrur më 28 Nëntor, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur në shesh me flamuj kuqezi, disa të veshur me kostume kombëtare, duke i dhënë tubimit edhe një simbolikë festive e patriotike, në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët.

Protesta është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë apel edhe për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.

Tubimi i sotëm vjen pas muajsh protestash kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb