Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur edhe në sheshin “Skënderbej”, ku situata paraqitet e tensionuar. Dy autobotë me ujë janë afruar në shesh, njëri nga krahu i ministrive dhe tjetri pranë selisë së Partisë Socialiste.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke përdorur barriera të improvizuara dhe çadra për t’u mbrojtur nga uji me presion.

Ndërkohë, efektivët vijojnë hedhjen e ujit me presion dhe gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Në disa raste, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur edhe molotovë, duke bërë që përplasjet të vijojnë në disa pika të sheshit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb