Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka mbuluar zonën, pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Në pamjet nga sheshi duken sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar hapësirën, ndërsa në tokë dallohen edhe flakë, në kushtet kur përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë vijuar përgjatë orëve të fundit.
Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë me presion dhe hedhjen e molotovëve nga protestuesit, duke e zhvendosur përballjen në disa pika të kryeqytetit.
