Nedim Bajrami ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion të kampionatit arab, por skuadra e tij, Al-Taawoni, nuk ka arritur të marrë pikë në përballjen me Al-Ahlin.

Mesfushori shqiptar kaloi në avantazh ekipin mysafir në minutën e 39-të, duke përfituar nga një rast i afërt me portën.

Megjithatë, vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe arritën ta përmbysnin rezultatin. Ivan Toney realizoi dy herë, ndërsa Matheus Gonçalves shënoi golin e tretë në fund të ndeshjes.

Takimi i vlefshëm për javën e 13-të përfundoi me fitoren 3:1 të Al-Ahlit, duke lënë Bajramin dhe bashkëlojtarët e tij pa pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb