Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është qëlluar nga afër me plumb gome gjatë protestës së sotme.

Hoti ndodhet në Spitalin e Traumës, për të marrë mjekim.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Ervin Demo ka reaguar për ngjarjen.

Ai tha se ka kërkuar që efektivi që ka kryer veprimin të pezullohet. Edhe Policia e Shtetit deklaroi se polici është pezulluar dhe se ndaj tij ka nisur një hetim nga AMP-ja.

Efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin demokrat është Ersild Alliu, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Alliu mësohet se është pjesë e FNSH-së së Tiranës.

Policia e Shtetit sqaroi se efektivi Alliu nuk kishte urdhër, që të qëllonte me plumba gome.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb