Protestuesit ishin duke lëvizur lirshëm dhe pa krijuar incidente, kur janë përballur me gaz lotsjellës e ujë me presion, që është hedhur në mënyrë masive nga policia.
Qytetarët ishin nisur drejt Kryeministrisë në marshim, mirëpo nuk u lejuan.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në zonën e Parkut Rinia është hedhur sasi e madhe gazi lotsjellës.
Ndërkaq, policia po përdor disa autobotë me ujë, që përdoren gjithashtu për shpërndajen e protestuesve.
