Vijon përplasja e fortë mes policisë dhe protestuesve edhe sot më 29 Nëntor.
Pas përballjes frontale mes tyre, tashmë protestuesit janë shpërndarë dhe efektivët po tentojnë të shoqërojnë sa më shumë persona.
Policia ka kryer edhe shoqërime të protestuesve. Nga ana tjetër, vazhdon që të hedhë ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit po rezistojnë, duke qëndruar në shesh, edhe pse forcat blu përdorin gazin lotsjellës në mënyrë masive.
