Nga: ZONJA VJOLLCA*
LAZANJE ME MISH PULE DHE KERPUDHA

1 pako petë lazanje
350 gr fileto pule
100 gr djathë pice
200 gr kërpudha
1 kokërr qepë
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Rigon

Për beshamelin:
50 gr gjalpë
3 lugë gjelle miell
500 ml qumësht
Arrë moskat

Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë grijmë qepën në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë, më pas shtojmë mishin e pulës të copëtuar në copëza të vogla. E trazojmë vazhdimisht qepën me mishin e pulës duke shtuar në fund kërpudha, kripë, piper dhe një lugë kafeje rigon.

Ndërkohë përgatisim beshamelin duke shkrirë fillimisht gjalpin të cilin e trazojmë për 2 minuta me miellin. Në fund shtojmë qumështin duke e trazuar me telin e vezëve që mielli të mos mbetet me kokrriza. E largojmë nga zjari duke shtuar kripë dhe arrë moskat.
Lyejmë tavën ku do të vendosim lazanjën me pak vaj dhe pak beshamel. Vendosim petët e lazanjës dhe më pas shtrojmë mbushjen me mish dhe kërpudha. Mbi mbushje vendosim djathë të thërrmuar dhe pak majdanoz, përsëri disa petë lazanje, beshamel, mbushje dhe në fund përsëri petë lazanje, beshamel dhe djathë të thërrmuar. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: