MAQEDONI – Një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën, pasi u mbyt në ujërat e një lugine, në fshatin Nikushtak.
Tragjedia ndodhi sot rreth orës 13, kur fëmija së bashku me të vëllanë e tij më të rritur, po kapërcenin luginën e mbushur me ujë, njofton Bota sot.
Në momentin që kalonin, si pasojë e reshjeve të shumta, një masë e madhe uji erdhi me shpejtësi, duke tërhequr me vete të dy fëmijët.
Një kalimtar i rastit pa se si dy fëmijët po mbyteshin dhe u hodh për t’i ndihmuar, por arriti të shpëtonte vetëm njërin prej tyre. Dy vëllezërit e vegjël po shkonin për në shkollë.
(ar.sh/BalkanWeb)