Nga DRITAN KABA
Ky koloneli italian, që po na ‘ndihmon’ shumë në luftën kundër hashashizimit të vendit, nuk do ta kalonte dot testin e FBI, se ai është gati të bëhet kanabist me shumë dëshirë, por do donte vetëm pak tokë, se mendjen e kishte të mbushur top të lëvronte biznesin në fushën e kultivimit të hashashit. Më mirë një investitor, se një kandidat për në SPAK.
Po i tregoj një mundesi ku mund të gjejë jo vetëm një hektar por mund të marrë të gjithë zonën e Spitallës që është me dhjetëra hektarë për këtë biznes, me që aty afër ka edhe pistën e avionëve të sapoinaguruar nga një bashkëkombas i tij. Por ka edhe toka të lira bujqësore që jepen me qera nga shteti. Rëndësi ka dëshira për ta vënë në punë idene e tij gjeniale të biznesit.
Të aplikojë tek ministria e Ekonomisë për të marrë tokë me një euro, dhe ja ku e gjeti.
Të paraqesë një biznes-plan, çfarë fare do të mbjellë, varietetin 45 ditësh apo atë tradicional, sepse është pikë kruciale në aplikim. Njëra paska prodhim më të vogël për të njëjtin numër bimësh, por mund të mbillet tre herë brenda vitit. Ndërsa tradicionalja paska rendimet më të lartë për të njëjtën sipërfaqje.
Këtu mund ta ndihmojë profesori inderuar me llogari ose të pyesë direkt kultivuesit që e kanë ushruar këtë aktivitet para tij. Për këtë e ndihmon me bujari Zhvejku i policisë.
Ndërsa fuqi punëtore të kualifikuar e ka më lehtë se çdo biznes tjetër që të gjejë. Në këtë fushë jemi të mbushur me profesionistë.
Kështu do ishim të fituar të dy palët. Shqipëria do të fitonte një investitor të huaj dhe kolonelit do t’i plotësohej ëndrra për të ushtruar biznesin e hashashit.
Me këtë investim do ulet papunësia, do shtohen të ardhurat në buxhet, do kemi shkëmbim eksperience me BE, do përfitojmë teknologji të re që mund të rrisë rendimentin.
Jemi të lumtur gjetëm një investitor.
