SHBA- Një person i armatosur ka vrarë 5 persona, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur në perëndim të qytetit Atlanta, në Georgia.
Personi i armatosur hapi zjarr ndaj 7 personave që ndodheshin në një rrugë në Douglas County, ndërsa në mesin e viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.
Sipas policisë, personi i armatosur pas ngjarjes qëlloi veten, ndërsa është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihet mosha e viktimave, ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Efektivët e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të kësaj ngjarje.
(d.d/BalkanWeb)