Elita Rudi duket se e ka harruar plotësisht sulmuesin e Kombëtares Bekim Balaj. Lidhja e tyre gati dy vjeçare përfundoi kur Balaj nënshkroi kontratën për të luajtur me një skuadër ruse, por Elitës nuk i është dashur shumë kohë që të “shërojë plagët” e ndarjes.

Prezantuesja kosovare është kapur mat krahët e një tjetër personazhi të shoëbiz, Gjikos. Kështu të paktën bëjnë me dije mediat e Kosovës, të cilat kanë fokusuar në aeroportin e Stambollit, dyshen Elita-Gjiko.

Gazetarja bukuroshe është parë e shoqëruar nga reperi i ri, dorë për dore, teksa kalonin kontrollin e pasaportave. Me siguri duke menduar se atje nuk i njeh njeri, Elita dhe Gjiko janë kapur në momente intimiteti, ndërsa mendohet se çifti ka qenë duke u kthyer nga disa ditë pushimi së bashku. (g.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb