Të tjera dëshmi tronditëse dalin në dritë në lidhje me historinë e nuses që u kap mat me të dashurin në krevatin bashkëshortor.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nusja e re nga Librazhdi tha se djalin me të cilin u kap mat në dhomën e gjumit e kishte njohur 1 muaj e gjysmë më parë. Ajo tha se i dashuri nuk e dinte që ajo ishte e martuar.

PJESË NGA BISEDA
Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?

Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.

Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb