KORÇË- Punonjësit e Hipotekës në Korçë janë vënë nën hetim pasi ndaj tyre ka denoncuar një qytetare. Sipas burimeve zyrtare, më datë 10.02.2015, filloi procedimi penal ndaj punonjësve të ZVRRP Korçë, pas kallëzimit të shtetases me iniciale E.P., 60 vjeç, banuese në lagjen 7, Korçë.

Kjo shtetase deklaron se zyra e ZVRRP, në vitin 2005, i ka tjetërsuar një pronë të saj (shtëpi banimi) në lagjen 7, duke e përfituar një qytetar tjetër, me iniciale L.A., banues po në lagjen 7. Materialet i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: