Kohët e fundit Marco Verrati nuk po kalon një moment të mirë me kampionët e Francës, PSG. Në ndeshjen kundër Marsejë trajneri Unai Emeri vendosi ta zëvendësoj dhe gjatë këtij momenti italiani dukej tepër i tensionuar. Situatën e nxehu më shumë agjenti i lojtarit i cili pohoi se Verrati mund të largohej nga Parisi.

Me sytë nga dritarja ishin klubet Italiane si Interi dhe Juventusi të cilat janë mjaft të interesuara për shërbimet e lojtarit.

Ky ishte momenti i duhur që atë të ndërmerrnin hapa konkrete por do të ishte vetë lojtari ai që do ti s’mbrapste ata. Verrati sqaroi polemikat duke u shprehur se: “në atë moment nuk isha i nevrikosur me trajnerin por me veten time pasi nuk munda te jap maksimumin për ekipin. Mendoj se edhe agjenti im është gabuar me deklaratat e tij. Un nuk dua te largohem nga Parisi dhe këtë e dinë mirë të gjithë ata që unë punoj”.

Lojtari me këto deklarata shuan shpresat e ekipeve të interesuara për të. Interi dhe Juve kërkonin të përfitonin nga ky rast pasi do ta kenë të vështirë në rrugë të tjera duke ditur që vlera e lojtarit në treg llogaritet 60 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: