Banda e grabitësve shqiptarë dhe spanjollë që grabitën vilën në pronësi të fenomenit brazilian Ronaldo dhe në të cilën ishte duke pushuar mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati ka pasur nën objektivat e saj edhe shtëpitë e disa emrave të botës së sportit.

Javën e kaluar, policia spanjolle konfirmoi se kishte arrestuar 7 persona të akuzuar për kryerjen e grabitjes në shtëpinë në Ibiza, ku Marco Verratti po kalonte pushimet. Shtëpia që i përket Ronaldos ndodhet në komunën e Sant Josep, në ishullin e VIP-ave.

  • foto galeri
  • foto galeri

Agjentët arritën të rikuperonin pjesën më të madhe të sendeve me vlerë mbi 3 milionë euro që grupi i hajdutëve grabiti dhe pas kërkimeve të bëra në ditët në vijim arritën të zbulonin shumë më tepër.

Mediat spanjolle dhe italiane po i bëjnë jehonë një liste të shkruar me dorë nga grupi i “skifterëve”, ku janë mbajtur shënim vilat në pronësi të Lionel Messit dhe Rafael Nadal, si objektiv i radhës.

Fletorja

Sipas policisë spanjolle banda e përbërë nga shqiptarët dyshohet se është e lidhur me 15 vjedhje të tjera të ndodhura në disa vila luksoze midis Alicantes, Malagas dhe Murcias. Dhe sipas asaj që raportoi gazeta Diario de Ibiza, në kontrollet pas arrestimeve të ndodhura në provincën e Malaga-s, agjentët gjetën një fletore ku kriminelët kishin shënuar emrat e objektivave të tyre të radhës. Emra me zë të lartë nga bota e sportit dhe politikës.

Greger
Greger

Messi dhe Nadal

Fletorja e shkruar me dorë u konfiskua nga shtëpia në Malaga e një spanjolli që dyshohet se punonte me disa nga shqiptarët e akuzuar për vjedhjet. Në listë bien në sy emrat e ish-madridistëve Guti dhe Fernando Hierro, me shtëpitë e tyre përkatëse në Ibizia në sferën e kriminelëve.

Emri i Nadalit lidhej me shtëpinë e tij prej 4 milionë eurosh në Porto Cristo në Mallorca, ku tenisti jeton me gruan e tij Mery Perello. Messi në vend të kësaj ishte renditur në fletore, por nuk përfshinte informacion mbi adresën e shtëpisë. Objektivi i bandës është edhe ish-kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar.

Një listë e bukur për të nxjerrë përfitime marramendëse por për fat të mirë, policia spanjolle i parapriu lëvizjet e kriminelëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb