SHBA-Banka Botërore u angazhua sot të jepte deri në dy miliardë dollarë për Ukrainën në vitin 2015 në kuadër të planit ndërkombëtar prej 40 miliardë dollarësh njoftuar nga FMN-ja në mbështetje të Kievit.
“Banka Botërore është e gatshme të angazhohet në dhënien e rreth dy miliardë dollarëve në vitin 2015 për të mbështetur popullin ukrainas përballë sfidave aktuale ekonomike, financiare dhe gjeopolitike”, deklaroi presidenti i institucionit, Jim Yong Kim, cituar në një komunikatë.
(d.d/BalkanWeb)