TIRANE- Deputetja Mimoza Hafizi, që themeloi partinë e re LIBRA bashkë me Ben Blushin ka folur sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, aty ku ka treguar projektet e kësaj force të re. Ndërsa tha që LIBRA është një parti me financa modeste, Hafizi nuk i kurseu edhe dy fjalë për të gjithë ata deputetë që fillimisht ndanin qëndrime të njëjta me të dhe Blushin, por më pas u tërhoqën.

“Gjithë kjo rrugë që kemi bërë ka qenë me shumë sakrifica, ne jemi një parti me financa modeste, me parime krejt të ndryshme nga ato të partive të tjera. Nuk kam pasur kohën të mendoj çfarë thonë ish-kolegët. Nuk më kanë kritikuar, apo të më thoshin që po bëmë gabim…Ata nuk e gjetën kurajon të zgjedhin rrugën tonë”,- tha ajo.

E pyetur se kush do jenë partitë që do bëjë koalicion LIBRA në zgjedhjet e 2017-ës, Hafizi përjashtoi partitë e vjetra siç i quajti ajo PS, PD por edhe të tjerat në Parlament.

Deputetja e Shkodrës ka folur më tej për minimumin jetik dhe nismën e re të LIBRA-s për të detyruar qeverinë shqiptare që të përcaktojë kete tregues. “Duke u përcaktuar minimumi jetik, se me sa para mund të mbijetojë një njeri në Shqipëri mund të përcaktojmë edhe pagën minimale, ndihmën ekonomike”, etj, tha zonja Hafizi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: