FRANCE-Te hënën, Carla Bruni, ka ‘ngushëlluar’ bashkëshortin e saj Nicolas Sarkozy.

Në rrjetin Instagram, ish-Zonja e Parë e Francës ka postuar foton e kandidatit, i cili dje u eliminua nga gara për president të Francës.

Foton e bashkëshortit, këngëtarja e njohur, e ka shoqëruar me këto fjalë: “Ndonjëherë, më të mirët humbin. Të lumtë, dashuria ime, jam krenare me ty”.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: