Bizneset në Kosovë që merren me masazhet janë në hall. Atyre po u bëhen edhe pyetje tjera rreth shërbimeve që ofrojnë legalisht. Ka nga ata që edhe përfituan. Fizioterapeutja Albina Fazliu po ndihet e tmerruar që përveç masazhit, në qendrën ku punon, po i kërkohen edhe shërbime të tjera.
“Habitemi, se thonë a ka diçka më shumë e kur i pyesim “ç’ka më shumë”, thonë: Po ndonjë femër”, tha ajo për Klan Kosova, cituar nga Express.
Por ky fenomen, i masazheve të quajtura ‘happy end’ e që nënkupton kënaqësinë seksuale të klientit, e ka shqetësuar edhe fizioterapeten Kamela Muqollari, që nga Shqipëria, është angazhuar me punë në Kosovë. “Ne nuk i ofrojmë këto shërbime”, tha ajo.
Shërbimet shtesë në llogarinë e një masazhi profesional ofrohen në Kosovë dhe kjo është arsyeja që ka kërkesa. Këtë e pranojnë qytetarët që kanë përfituar nga këto.
(ar.sh/BalkanWEb)