Belen Rodriguez ka kaluar të premten në palestër dhe në karaoke. Në një foto të publikuar prej saj showgirli argjentinas shfaqet shumë hot. Për një set fotografik sportiv modelja ka zgjedhur të veshë vetëm pantallonat, ndërsa në foton e selfie-t përpara pasqyrës, ajo mbulon gjoksin me duar, dhe ‘like’ në pak orë i kanë kaluar 100 mijë.
“Epa epa• #relax#ricominciamo #gym” shkruan Belen, duke lënë të kuptohet që ajo ka ndërprerë ushtrimet fizike për ti lejuar vetes një selfie përpara pasqyrës.
Me njërën dorë ajo mbulon gjoksin dhe me tjetrën bën foton intriguese, duke treguar edhe të pasmet e saj të cilat vlerësohen shumë nga fansat.
(da.xha/BalkanWeb)
