ITALI

Elio Lorenzoni dukej se ishte Princi i kaltër për Belen, i cili erdhi për ta “shpëtuar” pas divorcit nga Stefano De Martino.

Çifti njihesh prej vitesh dhe kishin krijuar një miqësi mes tyre. Sipërmarrësi italian ishte kujdesur për bukuroshen për muaj të tërë dhe gjatë një udhëtimi në Maldive ata e kishin parë njeri-tjetrin me tjetër sy dhe aty lindi dashuria. Po në Maldive ata kishin bërë dhe një premtim të rëndësishëm.

Megjithatë, kur ai u prezantua me familjen Rodriguez, diçka nuk shkoi mirë. Belen është shumë e lidhur me familjen e saj e cila jeton në Argjentinë në vendlindjen e saj, ndaj kur të gjithë kaluan festat e Vitit të Ri së bashku, kuptoi se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e saj me Elion.

E ëma e Belen Rodriguez kundër Elio Lorenzonit

Ishte mbi të gjitha mendimi negativ i mamasë Veronica që e bëri atë të ndryshojë mendje për marrëdhënien me Lorenzonin.

“Mamaja ime nuk shkonte mirë me ish-in tim. Gjatë një sherri mes ne të dyve, ajo për herë të parë ishte nga ana ime, me mbrojti mua gjë që nuk e bën kurrë. Kështu që kur ai u pajtua me mua dhe ajo filloi të debatonte me të, kuptova se nëna ime është me të vërtetë termometri në jetën time dhe aty kuptova që ai duhej të kthehej në Itali’- tha Belen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: